Pergjate udhetimit qe po bej ne Azi, takoj natyrshem bashkeudhetare nga vende te ndryshme te botes, ‘cantashpinas’ (backpackers) si puna ime qe miqesohen me njeri-tjetrin neper trena, neper hostele apo kudoqofte dhe ndodh qe pergjigja ‘jam nga Shqiperia’ ngjall njefare kureshtje, se jo cdokush ka degjuar shume per kete vend. Ja nisin keshtu pyetjet dhe shpjegimet dhe ndodh qe, teksa perpiqesh t’u japesh pergjigje pyetjeve te njerezve qe nuk dine pothuaj asgje per vendin tend, kjo pune te duket me e veshtire se c’do ta kishe menduar. Nje pyetje ne vecanti me fut vertet ne mendime dhe akoma nuk di mire cfare pergjigje t’i jap. Cfare prodhon Shqiperia?
Pyetja, ne dukje, behet ne menyre te rendomte, per te kuptuar dicka nga ekonomia e vendit, por eshte ne fakt nje pyetje shume serioze qe ka te beje me nje nga cilesite thelbesore te njeriut si specie (ne mos me kryesorja) qe eshte te prodhuarit e te mirave materiale e shpirterore, te krijimit te dickaje te re dhe te dobishme nga nje mjedis ku kjo dicka nuk ekzistonte me pare. Duke prodhuar (vegla, veshje, ushqim, art, ide) njeriu jo vetem ploteson nevojat e tij, por i jep njekohesisht forme vete jetes se tij. Por shume filozofe kane folur per kete, hapni nje liber cfaredo, ndaj une nuk po zgjatem.
Aq serioze sa c’na rezulton qe eshte pyetja, aq shqetesues eshte fakti qe pergjigja vjen me zor. Cfare prodhojme ne? Cfare te mirash materiale e shpirterore krijojme? Cfare aktiviteti kryejme? Si jetojme?
Ore, nga del leku ne kete vend? – do e thjeshtoje pyetjen dikush qe u merzit nga tjerrja teorike e ceshtjes.
Po ja, ne kemi tregje, kemi dyqane, kemi qendra tregtare, shesim dhe blejme cdo dite, pa fund, me skonto ose pa skonto, me oferta dhe me cmime qe rriten. Ne kemi restorante,bare e pub-e sa te duash (mes nje kafeneje dhe nje kafeneje tjeter ka nje kafene). ‘Kur gjysma pinin kafe dhe gjysma benin kafe..’ shkruante Xhevahir Spahiu. Por ky nuk eshte prodhim, ky eshte qarkullim I lekut, jo gjenerim I tij. Ata qe blejne, nga e nxjerrin lekun?
Ne punojme ne administrate (pastaj nuk punojme, pastaj punojme prape, pastaj prape nuk punojme, pastaj bertasim ‘hapni kutite!’), punojme si mesues, si mjeke, punojme ne industrine e sherbimeve. Prape, nuk po flasim per aktivitet prodhues, serish qarkullim leku, rroga qe dalin nga leket e taksave. Po ata qe paguajne taksa nga e nxjerrin lekun?
Por ne ndertojme, oh ne ndertojme shume (ja ku arritem te krijimi i dickaje, nepermjet punes natyrisht). Dikur ne ndertonim kioska dhe garazhe. Por ato na i prishen se ishin te shemtuara dhe mbulonin gjelberimin. Pastaj na mesuan se duhej te ndertonim pallate shumekateshe dhe hotele buze detit sepse keto jane me te bukura se kioskat. Pervec kesaj, ne ndertimin e pallateve nuk ka pse te angazhohet e gjithe popullata sic ndodhi me kioskat, mjafton nje pakice shume e vogel e specializuar dhe nje njeri qe jep leje dhe ka vizione. Keshtu qe ne tani prodhojme plazhe te shkaterruara dhe qytete te pajetueshme.
Por prape, ndertuesi blen lenden e pare dhe pastaj shet ndertesen, pra lekun e gjeneron ai qe prodhon lenden e pare.
Cfare lende te pare prodhojme ne (dmth cfare nuk importojme)?
Ne prodhojme cimento. Ne kemi fabrika te medhaja cimentoje, ne planifikojme te ndertojme te tjera edhe me te medhaja. Ne prodhojme re pluhuri cimentoje qe ua merr frymen atyre qe banojne prane fabrikave perkatese.
Ne prodhojme gelqere qe e nxjerrim nga guri qe e nxjerrim nga mali. Ne prodhojme male me gropa. Ne prodhojme ministra mjedisi qe djegin goma makinash per te prodhuar gelqere (ose ministra mjedisi qe zhdukin nga faqja e dheut nje koder te tere per pese minuta, zgjidh e merr). Te pakten, ne jemi nga te paktat vende ne bote ku ministrat e mjedisit kane vertet impakt ne mjedis dhe nuk merren me llafe si ata te Kopenhagenit.
Ne prodhojme minerale. Nuk i prodhojme ne fakt, ne nxjerrim minerale. Ne prodhojme minatore te vdekur Bulqize. Jo gjithmone, vetem kur media flet per ta. Kur media nuk flet (se ka gjera me te rendesishme per te folur), ne nuk prodhojme minatore te vdekur Bulqize.
Ne prodhojme kepuce, tekstile, pluhur lares neper fabrika te mbushura sidomos me vajza te reja qe punojne me turne dhe ne pushimin e ngrenies hane buke me djathe dhe domate te ulura ne bisht ne oborrin e fabrikes. Ne prodhojme puntore te helmuar nga lendet me te cilat punojne perdite ne keto fabrika. Keta puntore nuk punojne dot gjate ne fabrikat italo-shqiptare te kepuceve e tekstileve, apo ne fabrikat e detergjenteve DEKA. Ata terhiqen ne heshtje ne shtreterit e spitaleve apo shtepive te tyre per te pire ilace, nderkohe qe puntore te tjere zene vendet e tyre ne fabrika. Ne prodhojme reklama me Valbona Selimllarin.
Po bujqesia, pyesin miqte e mi te rinj nga vendet e Perendimit qe kane ardhur ne Indi ne perpjekje per te zbuluar shpirtin.
Eh, bujqesia! Ne, si fillim, i dhame fshatarit token (dhe i morem voten). Pastaj ne nisem te nenshkruajme marreveshje te tregtise se lire, keshtu qe fermeret e subvencionuar nga shteti te Bashkimit Europian mund te shesin lirshem dhe pa taksa prodhimet e tyre ne tregjet tona. Kurse fshataret tane (me te cilet ne tallemi duke i quajtur fermere) ngelen me domate dhe patate ne dore ne oborrin e shtepise se tyre, ne rastin kur ata jane larg qytetit. Ne rastin kur banojne afer qytetit, fshataret aplikojne nje menyre interesante te shitjes se prodhimeve te tyre, ata shesin nderkohe qe vrapojne te ndjekur nga policia bashkiake.
Por, pervec ketyre qe na vrapojne para syve, duhet thene qe ne i harruam fare fshataret pergjate viteve. Por u kujtuam per ta tani se fundmi, se na mbaruan trojet e ndertimit neper qytete, se nuk po na lene rehat keta ish-pronaret dhe se na duhen siperfaqe toke per t’i dhene me koncesion per kompanite e huaja. Keshtu qe u kujtuam ne qe dikur i dhame fshatarit token. Nderkohe fshatari i shkrete kishte ikur nga toka qe i dhame dhe ose kishte ardhur ne qytet (duke ndertuar shtepi ne toke te zaptuar),ose kishte marre malet per ne Greqi. Ore fshatar, do te ta marrim prape token se ti nuk e punon! Nuk di fshatari c’te beje, ta punoje token lodhet kot, mos ta punoje ia marrin. Ne prodhojme fshatare pa toke dhe toke pa fshatare.
Po me se jetoni, vetem kaq prodhoni? Kembengulin keta, bashkeudhetaret e mi, qe nje zot e di c’i gjeti dhe u eshte shtuar kurioziteti per vendin tim.
Po ne prodhojme edhe emigrante, qe prodhojne ‘remitanca’, jetohet jo keq duke prodhuar emigrante. Ne prodhojme edhe nga nje cike bar. Barin ne e prodhojme fshehurazi ose haptazi, sic ndodh ne Komunen Autonome te Lazaratit, qe eshte krenaria e gjithe filoanarkisteve qe popullojne lokalet e Bllokut.
Ne prodhojme edhe trafiqe dhe banda kriminale. Ne dikur prodhuam nje bande aq te fuqishme ( ne Myzeqe) sa ne te u anetarsuan edhe Presidenti dhe Prokurori i Pergjithshem, pa llogaritur anetaret e Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese. Jashte bandes mbeti vetem kryeministri dhe nuk dije me me cilen pjese te shtetit te tregoheshe luajal.
Por gjithe keto qe prodhojme deri tani jane hicmosgje ne krahasim me ate qe po planifikojme:
Ne..(pauze per te krijuar vemendje)… do prodhojme energji!
Ne do behemi superfuqi rajonale.
Ne do prodhojme TEC-e me qymyr mu ne breg te detit. Ne do i mbushim luginat me hidrocentrale dhe me liqene artificiale. Ne do krijojme parqe gjigande eolike me kabllo nenujore drejt Italise. Ne kemi shume deshire, ne enderrojme te prodhojme energji berthamore.
Dhe nderkohe qe me ka kapur frymezimi per te ardhmen e prodhimtarise vendore u them gjithe krenari turisteve nga Perendimi, ‘ne nuk na kapi as kriza!’. Po pra, keshtu si ju them une, nuk patem krize. Jo pra, fare, asnje cike. Vetem se… per hir te se vertetes… qe te jemi te sinqerte.., ne ndjeme pasojat e krizes. E cfare domethene kjo, qe nuk patet krize por ndjete pasojat?, pyesin degjuesit e mi qe po dyshojne nese une e flas mire anglishten. Ja t’jua shpjegoj me nje shembull nga bibla: Maria e virgjer nuk kreu marredhenie seksuale apo jo? Por ajo i ndjeu pasojat! …A miracle of freedom.
Pertej retorikes dhe shakave, ne te gjithe duhet te mendojme seriozisht se cfare prodhojme, ne dhe vendi ku jetojme. Si kryhet ky prodhim, me cfare mjetesh dhe ne cfare menyrash dhe si i ploteson nevojat tona
Edvin Parruca
(Our man in India)